Tash e 20 vjet disa prona të ndërmarrjes Infrakos vazhdojnë të jenë të uzurpuara. Por, ndërmarrja përmes rrugëve ligjore ka arritur të realizojë të hyra prej 23% përmes procedurave ligjore nga qiramarrja.
Gjykata Komerciale i ka konfirmuar RTK-së se ekziston një numër i lëndëve në procedurë
Objekte e ndërtime të ndryshme biznesi po i shfrytëzojnë pronat në afërsi të hekurudhave të Kosovës. Por, disa nga to tash e dy dekada vazhdojnë të jenë të uzurpuara.
Kryeshefi Naser Krasniqi ka pohuar se Infrakos vazhdon të ballafaqohet me problemet e pronave të uzurpuara.
“Çmimet janë jashtëzakonisht më të favorshme, janë pak më të lira se sa tregu, ne i kemi marr parasysh edhe rrethanat e tyre dhe gradualisht t’i edukojmë që duhet t’i kryejnë obligimet e tyre dhe ata të cilët nuk përgjigjen do të merren me procedura përmbarimore në mënyrë që ne të arrijmë t’i grumbullomë të hyrat që na takojnë “, tha Krasniqi.
Për uzurpuesit e pronave të Infrakosit në procedurë ligjore janë disa lëndë.
Gjykata Komerciale e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm i Dhomës së Shkallës së Parë, lëndë të natyrës pronësore me palë në procedurë Infrakos, që nga funksionalizimi i saj, ka të evidentuara gjithsej njëzetenëntë lëndë, prej tyre pesëmbëdhjetëjanë zgjidhur ndërsa katërmbëdhjetë janë të pazgjidhura.
Ndërsa, 9 lëndë të kësaj natyre janë të evidentuara në Dhomat e Shkallës së Dytë, prej tyre pesë janë zgjidhur dhe katër janë në proces.
E Gëzim Gara tash e 17 vite ka një biznes me të cilin operon në pronë të Infrakosit.
” Atë ditë që vjen fatura të nesërmen e bëjë pagesën , jam i kënaqur shumë. Jemi të kënaqur me qira, sa i përket çmimit” tha Gzim Gara , pronar biznesi.
Me prona të uzurpuara Infrakos ballafaqohet edhe në qytetin e Prizrenit e Pejës. Megjithatë nga ndërmarrja ka gjeneruar të hyrat më të mëdha financiare nga qiratë, edhe pse në funksion nuk është lëshuar linjës 10-të, pasi gjendet në rekonstruktim.
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...