Një infermiere e Qendres Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka rrëfyer për vështirësitë me të cilat po përballen gjatë orarit të punës, në këtë kohë pandemie.
E njëjta pa dashur të zbulojë identitetin e saj (emër i njohur për redaksinë), thotë se në Kliniken ku ajo shërben ka mungesë të produkteve të ndryshme, duke mos përjashtuar asnjëherë as dorezat për një përdorim.
“Në fillim jemi veshur këtë veshjen speciale, çdo 4 orë i kemi ndërru, mirëpo numri i madh i pacientëve që ishin thuajse të gjithë në gjendje të rëndë, nuk kemi pas mundësi as për veten me u kujdes, andaj i kemi mbajtur veshur deri sa jemi djersitur dhe i kemi largu krejt, dhe vetëm me një mantil steril dhe me dorëza dhe maskë kemi qendru”, ka theksuar ajo.
“Njëra prej problemeve më të mëdha që e kemi ende është mungesa e dorëzave për një përdorim. Unë vet personalisht ka ndodh që kam hyrë tek pacienti pa dorëza sepse nuk kam pas kohë me vendos dorëza kur është keqësuar gjendja e pacientit. Beso që është një situatë shumë e vështirë kur i ke 22 pacienta vetëm vet dhe të gjithë janë me saturim shumë të ulët sa që me olsigjen 15l/min, dhe secili ankohet gjatë të njejtes kohë, është shumë e vështirë me i qëndru afër secilit”, ka vlerësuar ajo.
E pas gjithë kësaj situate, ajo tregon se nuk kanë kohë të mjaftueshme as për ushqim.
“Tani jemi 10 infermierë në ndërrim dhe nuk po kemi kohë as një gotë uje me pi, nuk kemi kohë për drekë, darkë ose as për kafe. Përveç vështirësive që po kem me kujdesin e pacientëve nuk po kem as kushte për paciente e as për vet neve stafin. Ne nuk kemi një dhomë ku të ndërrohemi pas kontaktit me pacientët. Aty ku jemi ndërru, aty kemi ngrënë ushqim e kemi pi”.
Infermierja e cila shërben në QKUK për më shumë se një vit, nuk e ka lënë pa e komentuar as gjendjen e rëndë të të infektuarve.
“Gjendja e pacientëve është tmerruese dhe teper e dhimbshme me i pa, pasi që gjatë gjithë kohës janë me frymënxënie dhe ndodhë që e nxenë gjumi pacientin dhe pa vetëdije e largon maskën e oksigjenit dhe nëse ne nuk jemi aty për të intervenuar shpejt për pak minuta vdes. Janë edhe familjarët ata që qëndrojnë aty, por nuk munden gjatë gjithë kohës pasi që rrezikojnë edhe ata të infektohen”, thekson tutje ajo.
“Tjetër problem është presioni i familjarëve, kur i shohin familjarët e vet në gjendje të rënde iu duket sikur ne nuk po kujdesmi sa duhet andaj na bërtasin, na shajn, na kërcënojnë por si e thash edhe më heret qe është teper e pamundur me u kujdes mjaftueshem për të gjithë”, shtoi ajo. /IndeksOnline/
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...