Google ADS

Infermierit të QKUK-së i shpërthen aorta kur emergjenca po bartte të lënduarit në Matin 1

13:48 | 12 Shtator 2019
Arbresh Info

Është dera e parë në të cilën hyjnë të gjithë pacientët që pësojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Klinika Emergjente e QKUK-së për çdo ditë pranon me qindra pacientë, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekët e kësaj klinike kanë një mision të veçantë: atë të shpëtimit të jetës së pacientëve. Por një rast i rëndë ka ndodhur në javën që e lamë pas në këtë klinikë.

Një punëtor i Emergjencës, Ali Hodolli, i cili ishte infermier dhe bartës i pacientëve, pësoi tragjedi në vendin e punës. Atij, pikërisht në ditën kur po merrej me kurimin e të plagosurve nga të shtënat me armë në MATI 1, iu ça aorta abdominale, e cila doli të jetë tragjike për të.

Lajmin për vdekjen e kolegut e konfirmoi për Express edhe mjeku i Emërgjencës, Avdush Bajgora. Ai tha se Hodolli ishte njëri nga infermieët më të mirë që kishte QKUK-ja.

“Ai ishte punëtor shumë i mirë, i zellshëm dhe përgjegjës për punën që e bënte. Fatkeqësisht atij gjatë orarit të punës iu përkeqësua gjendja shëndetësore”, ka deklaruar për Express, Bajgora.

Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët e tij të punës. Dr. Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij.

“Me pikëllim po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, ka shkruar Mustafa.

Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të vrarë dy persona dhe dy të plagosur. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme