Infermieri i Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ishte plagosur dje me thikë, ai është në gjendje stabile pas një operacionit që ka pasë dje, njofton Klan Kosova.
Personi në fjalë është duke e vazhduar trajtimin mjekësor në QKUK.
Nga QKUK bëjnë të ditur se ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, i shoqëruar ga Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve, kanë vizituar sot infermierin F. B.
Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infemierin.
Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë.
Po ashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë.
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amer...
Mesfushori Bledian Krasniqi lë Zvicrën për Kosovën
Azilkërkuesit në Shqipëri, qeveria italiane ndryshon gjyqtar...
Bislimi priti në takim lamtumirës përfaqësuesin e Norvegjisë...
Vrasja e dyfishtë në Klinë/ Dy viktimat ishin familjarë mes ...