Infermieri Enlirat Duraku, tash e 19 ditë është në grevë urie për shkak të mosrealizimit të kërkesave të infermierëve për rritjen e pagave.
Ai ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore, deri sa ka shtuar se do të vazhdojë grevën deri në realizimin e kërkesave, ose vdekje.
“Aktualisht gjendjen shëndetësore e kam të detioruar, i plogësht dhe me dhimbje të mëdha. Që 19 ditë jam në grevë, ndërsa një ditë e kam ndërpre i mashtruar si dhe për hir të mikes sime Lirije Beqiri, Koordinatore për Infermieri në QKUK”, ka thënë Duraku, thuhet në një njoftim për media.
Duraku ka treguar se kërkesat e tij janë : Rritja e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesa e orëve shtesë dhe puna gjatë vikendeve dhe pagesa e rrezikshmërisë.
Ndërsa, i pyetur se pse infermierët tjerë nuk i janë bashkëngjitur në grevë ai ka thënë se: “Unë kam bërë thirrje të më bashkëngjiten në grevë , mirëpo as këtë herë mos me e ndëshkuar qytetarin për shkak të pasivitetit politik dhe institucional”.
Ai ka thënë se nuk është kontaktuar e as vizituar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e as nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Jo nuk më kanë kontaktuar, për këtë duhet të ju vij turp, prej datës 06/11/2020 kur mu ka imponua udhëheqja e Klinikës COVID-19, asnjë ditë nën 18 orë nuk kam punuar aty deri sa u infektova, tani Lirije Beqiri as që e hap tel kur e thërras ose i shkruaj, si duket Valbon Krasniqi nuk është mësuar me ia prish fjalën, të paktën kështu thuhet që ai ka thënë mos dil në punë 14 ditë edhe pse jam negativ”, ka thënë Duraku. /Telegrafi/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit