Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të dërgojë sërish në Kushtetuese, Ligjin e Pagave, nëse sipas tyre ka dallime të njëjta në koeficient mes infermierëve me logopedët dhe fizioterapeutët.
“Në vitin 2019 Sindikata e Infermierëve të Kosovës dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese për shkak të dallimeve të mëdha që kishin koeficientet e pagave mes infermierëve dhe fizioterapeutëve e logopedëve. Të njëjtën gjë, përsëri do t’a dërgojmë Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese nëse ndodhë një gabim e tillë”.
Në një komunikatë të publikuar së fundi, infermierët thonë se do të kundërshtohet çdo koeficient që infermierëve u jep më pak se 70% të pagesë së specialistëve.
“Poashtu do t’a kundërshtojmë me të gjitha mjetet ligjore çdo koeficient i cili është më i ulët se 70% e pagës së një mjeku specialist”,thuhet në reagim.
Ndryshe paga e mjekut specialistë në Kosovë aktualisht është 600 euro.
Projektligji i pagave në sektorin publik pritet që muajin e ardhshëm të arrijë në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Nëse arrihet që të miratohet në këtë periudhë, zbatimi i tij nuk mund të fillojë deri në gjysmën e dytë të vitit, sipas anëtarëve të Komisionit për Ekonomi dhe Financa në kuadër të Kuvendit të Kosovës.
Ligji i pagave është miratuar në muajin shkurt të vitit 2019 dhe ka hyrë në fuqi në mars.
Në dhjetor të vitit 2019, institucioni i Avokatit të Popullit këtë Ligj e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, për siç u tha, “vlerësimin e përputhshmërisë” së ligjit me Kushtetutën. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...