Infermierët paralajmërojnë protestë, këto janë kërkesat e tyre

17:21 | 11 Shkurt 2024
E.G

Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë në QKUK, Enlirat Duraku ka bërë të ditur se infermierët e QKUK-së do të protestojnë këtë të enjte.

Sipas tij, protesta do të mbahet në orën 12:00, shkruan Arbresh.info.

Duraku bën të ditur se kërkesat e tyre janë:

1. Drejtoria e Infermierise ne QKUK,

2. Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave per nenpunes shendetesor ne sistemin publik shendetesor, respektivisht perfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave,

3. Pagesen e punes gjate vikendeve,

4. Pagesen e punes gjate festave,

5. Pagesen e rrezikshmerise,

6. Pagesen e oreve shtese

Njoftimi i plotë:

FTESE PER PROTESTE

15/02/2024, ORA 12:00

Kolege te nderuar te QKUK-se,
Ftoheni qe me date 15/02/2024, duke filluar nga ora 12:00, e Enjete, para objektit te Drejtorise se SHSKUK-se / Adminsitrates se QKUK te protestojme me kerkesat legjitime si ne vijim ;

1. Drejtoria e Infermierise ne QKUK,
2. Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave per nenpunes shendetesor ne sistemin publik shendetesor, respektivisht perfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave,
3. Pagesen e punes gjate vikendeve,
4. Pagesen e punes gjate festave,
5. Pagesen e rrezikshmerise,
6. Pagesen e oreve shtese

Mos te harrojme qe komunitetet tona jane perjashtuar nga Ligji i Pagave, respektovisht shtesat e tregut dhe nepunesve shendetesor ne sistemin publik, ku komunitetet tjera kane perfituar 1100€ shtesa per periudhen 6 mujore, ndersa infermieret, mamite dhe profesionistet tjere shendetesor 0€,

Mos te harrojme qe me gjithe respektin nje mjek per nje te Shtune ( 24h ) paguhet 288€, afersisht sa gjysma e pages mujore te nje infermieri, ndersa infermieri 22 deri 24€.

Andaj, ne mungese reagimi institucional, bazuar ne te drejten e garantuar me Kushtetuten e Republikes se Kosoves, neni 43 “ Liria e Tubimit “, ftoheni qe te merrni pjese ne kete proteste per te kerkuar trajtim te barabarte, te drejtat e juaja dhe dinjitetin si komuniteti me i madhe ne sistemin publik shendetesor.

Duke qene se kjo e drejte eshte e garantuar me Kushtetute, padyshim qe asnje nga ne nuk duhet te kemi frike t’i kerkojme te drejtat tona, andaj ju pres qe me date 15/02/2024, nga ora 12:00, para Drejtorise se SHSKUK-se bashkarisht t’i kerkojme keto te drejta.

Deri atehere shperndajeni ( share ) kete thirrje me te gjithe koleget, sepse ndryshe nuk do kemi arsyeje te ankohemi per padrejtesite qe po na behen sistematikisht.

P.S. Shoqatat sindikale breda QKUK-se te cilat ndajne te njejtin shqetesim me ne jane te mireseardhura te na bashkangjiten./Arbresh.info/

Të ngjashme