Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku ka njoftuar se nga 26 shkurti infermierët e QKUK-së do të fillojnë grevën.
SDuraku me anë të një njoftimi në Facebook ka njoftuar se kanë marrë mbështetjen e shoqatës sindikale të QKUK-së në realizimin e kërkesave të infermierëve, shkruan Arbresh.info.
“Duke e respektuar mbeshtetjen e Shoqates Sindikale te QKUK-se me Kryetar Dr. Xhemajl Selmani dhe nenkryetari Agron Kryeziu si dhe te gjithe kryesine dhe Keshillin Drejtues te kesaj shoqate sindikale per mbeshtetjen e PROTESTE dhe kerkesave te infermiereve, do pres javen qe vie qe keto kerkesa te drejtohen nga kjo shoqate sindikale e QKUK-se, me çrast konsideroj qe e ka deshmu qe e meriton mbeshtetjen e secilit nga ne.”, ka shkruar Duraku.
“Ndersa ne rast se SHSKUK Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe U.d. Drejtori i QKUK-se z. Osman Hajdari nuk reflekton ndaj ketyre kerkesave, zgjedhe qe mos t’i respektoj Ligjin e Pagave dhe Ligjin e Punes, ndersa poashtu si platforme komunikimi zgjedhe injorimin e kerkesave tona dhe te gjithe ne si komunitetet te cilat kerkojme vetemse te drejtat tona”, ka shtuar ai.
Duraku tutje listoi kërkesat e infermierëve.
“Me date 26/02/2025 duke filluar nga ora 12:00 do filoj greven deri ne realizim te kerkesave si ne vijim ;
1.Drejtoria e Infernierise ne QKUK,
2.Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave per nenpunes shendetesor ne sistemin publik shendetesor, respektivisht perfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave,
3.Pagesen e punes gjate vikendeve,
4.Pagesen e punes gjate festave,
5.Pagesen e rrezikshmerise,
6.Pagesen e oreve shtese,”, shtoi ai.
“Jane te mireseardhur te gjithe ata ata kolege qe kane guxim dhe qe ndajne te njejtin mendim me ne si infermier dhe shoqatat sindikale brenda QKUK-se te cilat realish kane guximin te na bashkangjiten ne greve, ndersa nuk pres qe OIK t’a mbeshtete greven fizikisht, mirepo vetem permes nje postimi ne rrjetin social i cili nuk ka asnje peshe sinjifikante apo edhe ndikim. Padyshim qe do kujdesemi qe sherbimet jetike sipas legjislacionit ne fuqi dhe Ligjit per Grevat te jene funkcionale, duke respektuar te gjitha kornizat ligjore. Ne anen tjeter kemi Kushtetuten e Republikes se Kosoves e cila na jep te drejten t’i shprehim paknaqsite.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...