Infermierët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ankohen se ende nuk i kanë marrë shtesat prej 300 eurove të premtuara nga Qeveria e Kosovës. Përveç shtesave infermierët kanë edhe pakënaqësi të tjera për cka paralajëruan grevë dhe protesta në rast se nuk ndodhin shpejtë ndryshimet e kërkuara.
Sindikata e Infermiereve, Mamive dhe profesionistëve të tjerët shëndetësorë ka paralajmëruar grevë dhe protesta në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Fitim Havolli, kryetar i kësaj Sindikate, tha për RTV Dukagjini tha se dialogu social është shtjerrë duke mos i realizuar kërkesat si pagesa për ndërrimin e natës, rrezikshmëria në punë dhe ligji i pagave.
“Kjo qeveri dhe cilado që vjen tjetër në momentin që futemi në grevë sepse greva është veprim sindikal i fundit duke i shterur të gjitha mundësitë e dialogut social dhe ne si dukemi që i kemi shterë këto mundësi, unë kam mijëra porosi nga infermierët që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka sipas ligjit për organizim sindikal për ti arritur qëllimet e tyre. Nuk ka më mashtrime ka përfunduar fjala dialog social qoftë të kësaj qeverie apo tjerave, të gjithë akterët e politikës janë bashkëfajtorë të kësaj pune”, deklaroi Fitim Havolli, përcjell Telegrafi.
Havolli thotë se shtesa prej 300 eurove të premtuara nga vetë Qeveria e Kosovës nuk ka dalur në llogaritë e infermierëve të SHSKUK-së për çka thotë se kjo ka ndikuar edhe më shumë në demotivimin e tyre.
Nga ana tjetër infermierja Amira Abazi e cila punon në kujdesin intenziv të Klinikës Infektive thotë se që nga fillimi i pandemisë u ka shërbyer pacientëve me COVID-19 .
“Prej marsit jemi të angazhuar maksimalisht për pacientët me COVID por puna jonë nuk është vlerësuar sa duhet”, ka deklaruar infermierja Amira Abazi.
Më tutje nga Sindikata e Infermierëve thotë se shumë infermierë po largohen nga Kosova e shumë të tjerë janë në kërkim të mundësive të reja për të lëshuar Kosovën dhe punën në sistemin shëndetësor.
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...