Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar, nuk është shumë i madh në vend, përkundër që virusi COVID-19 po rrezikon jetën e tyre.
Megjithatë, vaksinimi mbetet e vetmja armë për ta luftuar ndonjë valë të re të mundshme të variantit Delta ose në të kundërtën edhe mund të mbyllemi.
Të paktën kështu vlerëson kreu i Klinikës Infektive Arben Vishaj i cili thotë se nëse do të ketë rritje të rasteve dhe të atyre që kërkojnë hospitalizim është opsionale edhe mbyllja e vendit.
Për infektologun Vishaj e vetmja zgjidhje është vaksinimi, duke thënë që efektet anësore të vaksinave janë minimale në raport me të mirat që i sjellin ato, raporton klankosova.
Ai tha se edhe menaxhimi i rasteve klinike do të ishte më i lehtë nëse infektohen personat e vaksinuar.
Kujtojmë që edhe profesionistë të tjerë shëndetësorë po bëjnë thirrje të vazhdueshme për imunizim duke theksuar se vaksinat janë të sigurta dhe të besueshme.
Madje për infektologun Ilir Tolaj nuk duhet të ketë as dilema sa i përket llojit të vaksinave.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...