Google ADS

Infektologu Valbon Krasniqi për tubimin e VV-së në kohë pandemie: No coment

01:01 | 13 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Sot u shënuan edhe 58 raste të tjera të infektuar me COVID-19. Gjatë javëve të fundit, Kosova po përballet me një numër të madh të të infektuave e kjo vjen si pasojë e mos respektimit të udhëzimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Që nga 13 marsi kur u identifikuan dy rastet e para me COVID-19, Kosova u përball me masa të rrepta sigurie ku u mor vendim që shumë biznese të mbylleshin dhe të gjitha komunat e Kosovës u karantinuan.

E sot, Lëvizja Vetëvendosje, vendosi që të bëjë një tubim për të festuar 15 vjetorin e themelimit të lëvizjes. Ani pse zyrtarë të kësaj partie kishin deklaruar se do ta respektojnë distancën sociale dhe mbajtjen e maskave, një gjë e tillë ndodhi vetëm për anëtarët e partisë por jo edhe për qytetarët që morën pjesë.

Grumbullime të tilla në kohë pandemie sigurisht se rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe për këtë që ndodhi sot, infektologu Valbon Krasniqi në një deklaratë të shkurtër për Periskopin thotë se nuk ka koment.

‘’S’kam çka me thênë, vërtet nuk kam koment NO COMMENT’’, përfundon Krasniqi.

Kujtojmë se IKSHPK sot deklaroi se janë konfirmuar edhe 58 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.384 ndërsa janë shënuar 31 viktima.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private./eo/

Të ngjashme