Infektologu Ilir Tolaj po thotë se virusi që shkaktoi pandeminë COVID-19 po paraqitet në gjashtë tipe dhe po ndryshon shumë pak.
Këtë mos ndryshim, Tolaj po e quan si lajm të mirë për hulumtuesit që po punojnë në zhvillimin e vaksinës kundër këtij infeksioni.
“Këto janë rezultatet e studimit më të gjerë të bërë deri tash lidhur me strukturën gjenomike të SARS Cov 2, nga shkencëtarët e Universitetit të Bolonjës, e që ka përfshirë analizën e 48635 gjenomeve të koronavirusit, të izoluara në laboratorët e ndryshëm në gjithë botën. Studimi është publikuar në revistën shkencore Frontiers in Microbiology”.
Ai për klankosova.tv tha se rezultatet e para të këtij studimi janë mjaft shpresëdhënëse.
“Koronavirusi SARS Cov 2 paraqitet me pak ndryshime, përafërsisht 7 mutacione në çdo mostër. Kjo është për gjysmë më pak sesa variacionet të cilat paraqiten tek virusi i gripit sezonal”.
“Këto të dhëna flasin se koronavirusi aktual tashmë është optimizuar për të infektuar qeniet njerëzore dhe kjo e shpjegon ndryshimin e ultë evolutiv të tij. Kjo e dhënë nënkupton se mjekimet antivirale që po zhvillohen, duke i përfshirë edhe vaksinat, do të jenë efektive kundër tij”.
“Aktualisht janë të njohur 6 tipe të koronavirusit SARS Cov 2, meqë tipi L, ai i pari që e ka shkaktuar epideminë në Ëuhan, i izoluar në nëntor 2019, tashmë është zhdukur. Tash nëpër botë më së shumti është i përhapur tipi G i koronavirusit; diku rreth 74% të të gjitha mostrave i takojnë këtij tipi”.
“Pos këtyre 6 tipeve kryesore të virusit SARS Cov 2, hulumtuesit kanë identifikuar edhe disa muatcione të tjera të rralla (<1%), të cilat, nuk janë shqetësuese edhe pse edhe ato po monitorohen me kujdes”.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...