Infektologu Ilir Tolaj ka thënë që është me rëndësi të dihet, sipas tij, në mënyrë që opinioni të mos shqetësohet se virusi ka përjetuar “mutacione nga më të shumta në numër deri tani.
“Ajo që është shumë e rëndësishme ta dijë opinioni, në mënyrë që të mos shqetësohet tej mase, është që virusi ka përjetuar mutacione nga më të shumtat në numër, që nga fillimi i pandemisë e deri tash. Sipas disa studimeve, llogaritet që janë mbi 1600 mutacione që i ka përjetuar deri tash, por që vetëm disa prej këtyre formave mutante, kanë arritur që të jenë të qëndrueshme dhe të mbizotërojnë në regjionet e caktuara ose në hapësirat e caktuara gjeografike. Deri vonë, i kemi pas rreth 7 forma të caktuara, të cilat kanë qenë të përhapura në vende të ndryshme të botës”, ka thënë Tolaj në Klan Kosova.
“Në Europë, është llogaritur që janë dy prej këtyre formave dhe tani e kemi edhe një variant tjetër. Kur flitet për mutacionet e Sars Cov 2, duhet ta kuptojmë që mutacionet që i përjeton ky virus janë 10 deri në 100 herë më pak se mutacionet që i përjeton virusi i gripit, ose virusi i HIV-it”.
Tolaj ka theksuar që sa i përket shpejtësisë së përcjelljes së virusit, ende nuk dihet se çfarë ndikimi do të kenë ato rezultate që po shihen në laboratore në jetën reale.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...