Mjeku i Klinikës Infektive në Qendrën Universitare të Kosovës, Izet Sadiku për arbresh.info ka folur për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.
Ai u shpreh se aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 90 pacientë me koronavirus.
“Po sigurisht ne edhe më herët kemi paralajmëruar se në qoftë se do të ketë rritje tu numrit të rasteve të reja me Covid-19, do të ketë edhe kërkesa të reja për hospitalizim. Rreth 90 pacientë janë në Klinikën Infektivë dhe numri është duke u shtuar. Rreth 145 shtretër është kapaciteti në Klinikën infektive dhe kemi hapësirë edhe për 25-30 pacientë”, tha ai.
Sadiku ka folur edhe për gripin sezonal, i cili edhe mund të komplikoj situatën me Covid-19.
“Në Kosovë ka filluar të rritet numri, javët e fundit dhe kjo tregon që kemi një valë të re. Tashmë kemi me pasur edhe gripin sezonal që mund ta komplikojnë situatën duke pas parasysh se simptomatologjia e Covid-19 dhe e gripit janë të njëjta do të jetë problem diagnostikimi i tij klinikë. Dhe natyrisht që Covid-19 përhapet më shumë se sa gripi sezonal”, thotë ai.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë do të ketë problem të sigurojë doza të mjaftueshme për vaksinim, pasi që kërkesa këtë vit do të jetë më e madhe për shkak të Covid-19.
“Ndodh që ne fund të dhjetorit të paraqiten rastet e para dhe marrja e vaksinës në fillim të nëntorit do të jetë e mjaftueshme. Tani konkurrenca është edhe më e madhe për vaksinat sesa vitin e kaluar besoj se do te ketë problem edhe ministria me sigurimin e dozave të mjaftueshme se kërkesat ketë vit do të jenë më të mëdha se sa çdo vit tjetër për shkak të Covid-19”, pohoi ai.
Gjithashtu Sadiku i bëri thirrje Qeverisë dhe IKSHPK-së ta bëjnë një analizë dhe të ndërmarrin masa që ta mbajnë situatën ne kontroll.
“Unë mendoj se Qeveria do të duhej ta bëjë një analizë bashkë me Institutin e Shëndetit Publik dhe që ta marrin masa sa më shpejt, që ta mbajnë situatën nën kontroll. Për mos me ardhur tek mbyllja e tërësishme. Ne duhet të vetëdijesohemi ti respektojmë masat. Janë shpresat që deri fund të këtij viti të dalë një vaksinë dhe kjo vaksinë do të krijojë një tjetër pasqyrë për situatë dhe menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Sadiku.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive deri në këto momente janë në vendin tonë është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes. /A.Zeka/arbresh.info/
Kjo është intervista e plotë:
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...