Infektologu Izet Sadiku ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e qytetarëve me institucionet qeveritare me respektimin e masave në rrugëtim të mposhtjes së koronavirusit në vend.
Sadiku ka thënë se shifrat e ulëta të rasteve të reja, janë rezultat i vigjilencës së institucioneve qeveritare me presionin korrekt ndaj atyre të cilët nuk respektonin masat antikovid.
”Ditëve të fundit kemi pasur numër të vogël të rasteve të reja me COVID-19, që tregon se është një bashkëpunim i qytetarëve dhe bashkëpunim me masat që ka marrë qeveria”.
”Sepse kemi parë edhe institucionet qeveritare kanë qenë më vigjilente në presion ndaj qytetarëve që nuk respektojnë masat”.
”Kjo ka ndikuar që njerëzit të respektojnë masat”.
”Kjo ka treguar se vlerësimet tona që pandemia mund të kontrollohet, duke përdorur masat, pra maskën dhe higjienën personale”.
”Pra është një formë më e lehtë e menaxhimit, se sa me u mbyllë komplet”.
Më tej në Sytë 7 të Klan Kosovës, infektologu Izet Sadiku, ka folur edhe për rrezikshmërinë që stina e vjeshtës do të prodhonte karshi rritjes së rasteve me koronavirus.
”Tani kemi kaluar në një fazë, ku ka më shumë informacione për bartjen e sëmundjes”.
”Respektimi i masave nga qytetarët dhe kontrolli që kanë bërë institucionet qeveritare kanë dhënë rezultatet të cilat do duhej që ne të angazhohemi që ne t’i respektojmë që të kemi kujdes për të mos arritur në mbyllje totale të reja”.
”Ekziston rrezikshmëria për rritje të rasteve të reja. Disa shtete veçse kanë nisur përsëri të kenë një problem të tillë, ndonëse kishin stabilitet nga rastet e reja me COVID-19”.
”Kemi një fazë ku paraqiten gripat sezonale, nis viti i ri shkollor, viti i ri akademik. Qëndrimi në hapësira të mbyllura rrit rrezikun e shpërndarjes së virusit”.
”Qeveria ka bërë lirimin e disa masave tani, të gjitha këto rrisin rrezikshmërinë për rritje të rasteve por ky lirim do duhej të na bënte më vigjilentë”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...