Infektologu kosovar, përmes një postimi të bërë në Facebook ka reaguar ndaj rasteve të fundit me COVID-19, ku rezultuan 40 raste të reja, shkruan arbresh.info.
Valbon Krasniqi ka apeluar qytetarët për kujdes, prandaj ka thënë të paktën duhet të bartim maskat.
Ky është postimi i tij:
Qytetarë të nderuar – kujdes!
Ne të gjithë bashkarisht, qyetarë, profesionistë shëndetësorë e institucone duhet të jemi të përgjegjshëm për veprimet tona.
E çka mund të bëjmë si qytetarë?
Të paktën të bartim maskat.
Jeta normale duhet të vazhdojë, por mbani MASKAT dhe RUANI DISTANCËN FIZIKE.
Kjo është më e pakta që mund të bëni për të mbrojtur shëndetin Tuaj/ arbresh.info/