Infektologu Valbon Krasniqi, thotë se sot janë bërë 6 javë prej se Kosova ka nisur të numërojë të infektuarit e parë me koronavirusin Covid-19.
Sipas tij, më shumë ka të shëruar sesa të spitalizuar.
“6 javë COVID-19 në Kosovë: Më shumë të shëruar – se sa të spitalizuar në Klinikë”, shkruan ai.
“Sot e 6 javë më parë filloi pandemia COVID-19 në Kosovë. U konfirmuan 669 persona COVID pozitivë. U spitalizuan 130 prej tyre. U shëruan 70 nga ta ( nga të spitalizuarit)”, shkruan Krasniqi më Facebook.
Sipas tij, sonte në Klinikën Infektive janë vetëm 47 pacientë.
“Numri më i vogël në këto 2 javët e fundit. Sapo i vizitova të gjithë, të 47 pacientët, në mesin e tyre fëmijë 5 vjeç, gra shtatzëna, por edhe të moshuar. Ne punojmë pa u lodhur për shërimin e tyre, por së bashku me punën tonë të ju ndihmoj edhe lutja juaj në këtë Muaj të madhërishëm të Ramazanit”, përfundon Krasniqi.
Deri sot në Kosovë janë të infektuar 669 persona, 159 janë shëruar dhe 19 kanë vdekur.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën