Google ADS

Infektologu kosovar jep lajmin fanstastik rreth koronavirusit

08:29 | 29 Prill 2020
V. S.

Infektologu Dr. Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke komentuar të dhënat e fundit nga IKSHPK, thotë se sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve.

Ai shkruan tutje se kjo tregon se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e pandemisë COVID19.

Postimi i plotë:

31/10
Sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarëve
Shenjë se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e Pandemisë COVID 19
Sot është dita e 20 që nuk kemi asnjë rast pozitiv të të testuarëve në Karantinë në Qendrën e studentëve ku deri më tani 850 raste janë testuar.
Falembderit të gjithë mjekëve, infermierëve, stafit ndihmës, policisë, vullnetarëve dhe të gjithë atyre që janë të kyçyr në parandalimin e Pandemisë COVID19.
Falemnderim i veçantë për gjithë qytetarët e Kosovës të cilët me disiplinën e treguar gjatë këtyre ditëve po tregojnë kulturë dhe qytetari për tu admiruar dhe duke dëshmuat se vetëm së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë për Shëndetin publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme