Infektohet me koronavirus ministrja Hykmete Bajrami

18:24 | 17 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Financave të Kosovës ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Këtë e bëri të ditur vetë Hykmete Bajrami, e cila njoftoi se do të izolohet, shkruan portali arbresh.info

Ajo do të vazhdojë të punojë nga shtëpia aq sa ia lejon gjendja shëndetësore.

“Të nderuar qytetarë,

“Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore.

“Shëndet për ju dhe familjet e juaja!”, shkruan Bajrami.

Ndërkohë sot gjatë ditës edhe kryeparlamentarja dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ka  njoftuar se është prekur nga virusi korona.

Që të dyja dy javët në vazhdim do të jenë në vetë-izolim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme