Google ADS

Infektohet me Covid-19 kryetari i Obiliqit

15:45 | 9 Janar 2022
Arditë Shkodra

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është infektuar me koronavirus. Ai e bëri të ditur lajmin përmes një statusi në Facebook.

“Si rezultat i shfaqjes së disa simptomave të pazakonta, jam nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar i pari i Obiliqit.

“Gjendja ime shëndetësore është stabile, gjendem në vet-izolim dhe duke i respektuar të gjitha masat antiCovid-19”.

Gashi bëri thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë,

“Meqë përhapja e këtij virusi ka filluar të shënojë ngritje,kërkoj që të respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore!”, u shpreh ai.

Të ngjashme