Infektohen me COVID-19 dy pjesëtar të FSK-së

13:53 | 17 Qershor 2020
L G

Dy pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) janë infektuar koronavirus (COVID-19).

Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes (MFSK), Ibrahim Shala, i ka konfirmuar arbresh.info se dy të infektuarit janë duke u trajtuar në vet-izolim.

“Dy pjesëtarë të FSK-së janë prekur me virusin COVID-19. Janë duke qëndruar në vetë-izolim. Shpresojmë të mos kemi më raste të reja”, u shpreh Shala për arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme