Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka postuar në Instagram një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai e ka përmendur atë në një listë të liderëve botërorë, të cilët i ka takuar i pari i shtëpisë botërore të futbollit gjatë ceremonisë së rihapjes së monumentit të famshëm “Notre-Dame” në Paris, shkruan Arbresh.info.
“Ishte një emocion i madh të merrja pjesë së bashku me shumë liderë ndërkombëtarë në rihapjen e Notre-Dame de Paris, një monument i dashur për gjithë botën. Ishte fantastike të shihje këtë monument ikonik të restauruar në lavdinë e tij të dikurshme dhe një nder i madh të ishe i pranishëm në rihapjen e tij”, ka shkruar Infantino.
Osmani ka marrë pjesë në ceremoni ku ka pasur rastin që të takohet me shumë personalitete të njohura./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë