Profesori universitar, Emrush Ujkani, njëherit edhe drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, thotë se kriza e pandemisë nuk është e vetmja arsye që i ndal investitorët, por edhe qasja ndaj tyre dhe një ambient dhe mungesës së sundimit të ligjit.
“Përveç krizës me pandemisë, por edhe para kësaj ka pas mungesë të investitorëve. Mendoj se qasja ndaj tyre dhe një ambient ku vërehet tendencë e mungesës së sundimit të ligjit dhe shumë aspekte të tjera që ndërlidhen me qoftë afera korruptive apo vështirësitë që hasin bizneset, janë faktor i mjaftueshëm dhe vazhdojnë të jenë indikatorë të mjaftueshëm dhe i nevojshëm për një pjesë të mirë të investitorëve që edhe mos të vijnë dhe të marrin hapa të mëtutjeshëm që të mos investojnë në vendin tonë”, thotë Ujkani.
Siç i quan ai “pandemia politike dhe ajo ekonomike” janë problemi më i madh.
Ujkani thotë se vitet që do të vijnë do të jenë edhe më të rënda nëse nuk kemi një politikë korrekte.
“Problemi më shumë është tek pandemia politike dhe ekonomike, që është shumë e rëndë, dhe mendoj se do të jetë shumë më e rëndë në vitet që do të vijnë në qoftë se nuk kemi një politikë korrekte ndaj këtij aspekti ndaj kësaj kategorie që është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik në vendin tonë”, shprehet Ujkani.
Si zgjedhje më të mirë ai përmend “rishikimin gjithëpërfshirës” të politikave që ndërlidhen me tërheqjen e një situate në vendin tonë.
“Institucionet e vendit duhet që të rishikojnë politikën me një rishikim gjithëpërfshirës, të politikave që ndërlidhen me tërheqjen e një situate në vendin tonë. Pra duke filluar nga ligjet bazike, aktet nënligjore dhe dokumentet tjera që në një mënyrë apo tjetrën duhet të kenë impakt në investitorët e rinj”, deklaron Ujkani.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë për arbresh.info se nga muaji janar deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e investimeve të huaja në Kosovë ka arritur deri në 250 milionë, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ku vlera e investimeve të huaja kishte arritur vlerën prej 216.4 milionë euro.
Kujtojmë se shuma më e lartë e investimeve të huaja në Kosovë ka qenë 440 milionë euro në vitin 2007, ndërkaq më e ulëta, në vitin 2014 me vetëm 151 milionë euro./E.Haxhiu/arbresh.info/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz