India ka nisur të ofrojë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit për grupet me prioritet.
Punëtorët shëndetësorë, ata në linjë të parë të frontit dhe personat mbi 60 vjeç, të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje, tani mund ta marrin dozën e tretë.
Ky proces ka nisur teksa India është duke raportuar për rritje të shkallës së infektimit, si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.
Studimet e para nga disa shtete kanë sugjeruar se vaksina përforcuese mund të ofrojë më shumë mbrojtje ndaj variantit të ri.
Varianti Omicron është identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, në nëntor të vitit të kaluar.
Prej atëherë, shumë shtete kanë zgjeruar programet e tyre për dozat përforcuese apo kanë zvogëluar periudhën e dhënies së dozave shtesë, me qëllim të rritjes së mbrojtjes ndaj virusit.
Në Indi, personat që marrin dozën përforcuese, duhet ta sigurojnë vaksinën e prodhuesit të njëjtë me dozat paraprake.
Në Indi janë dhënë dy vaksina të prodhuara brenda shtetit, Covishield dhe Covaxin.
Procesi i vaksinimit në këtë shtet ka nisur në janar të vitit 2021.
Të dielën, India ka regjistruar më shumë se 179,000 infektime ditore me koronavirus.
Autoritetet indiane kanë thënë se 91 për qind e banorëve tashmë janë vaksinuar pjesërisht, derisa 66 për qind kanë marrë të dyja dozat./rel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...