Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shprehur shqetësimin e thellë me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për strukturën e re tarifore ku zhvendosja e bllok tarifës nga 600 në 800 dhe mos aplikimi i shkallëzimit të tretë tarifor nuk i kontribuon aspak efiçiencës së energjisë. Për më tepër, subvencionimi selektiv dhe jo linear vetëm sa do të rrisë konsumin energjetik në vend, transmeton arbresh.info.
“Vendimi i ZRRE-së për strukturën tarifore është i dëmshëm për sektorin e energjisë, i ndikuar politikisht dhe një arnim i paqëndrueshëm i krizës aktuale Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpreh shqetësimin e thellë me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për strukturën e re tarifore. Zhvendosja e bllok tarifës nga 600 në 800 dhe mos aplikimi i shkallëzimit të tretë tarifor nuk i kontribuon aspak efiçiencës së energjisë”, thuhet nw reagim.
Sipas tyre ky vendim nuk i ndihmon tranzicionit energjetik, përkundrazi, e vazhdon bllokimin artificial të sektorit të energjisë në vend, po ashtu thuhet se janë të shqetësuar nga shpërfaqja e hapur e ndikimit politik të Qeverisë në vendimin e sotëm të ZRRE-së.
“Për më tepër, subvencionimi selektiv dhe jo linear vetëm sa do të rrisë konsumin energjetik në vend. Ky vendim nuk i ndihmon tranzicionit energjetik. Përkundrazi, e vazhdon bllokimin artificial të sektorit të energjisë në vend. Jemi gjithashtu të shqetësuar nga kjo shpërfaqje e hapur e ndikimit politik të Qeverisë në vendimin e sotëm të ZRRE-së”, thuhet në reagimin e INDEP.
Reagimi i plotë;
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shpreh shqetësimin e thellë me vendimin e Zyrës së
Rregullatorit për Energji (ZRRE) për strukturën e re tarifore. Zhvendosja e bllok tarifës nga 600
në 800 dhe mos aplikimi i shkallëzimit të tretë tarifor nuk i kontribuon aspak efiçiencës së energjisë.
Për më tepër, subvencionimi selektiv dhe jo linear vetëm sa do të rrisë konsumin energjetik në
vend. Ky vendim nuk i ndihmon tranzicionit energjetik. Përkundrazi, e vazhdon bllokimin artificial
të sektorit të energjisë në vend. Jemi gjithashtu të shqetësuar nga kjo shpërfaqje e hapur e ndikimit
politik të Qeverisë në vendimin e sotëm të ZRRE-së.
Vendimi i ZRRE-së bjen në kundërshtim me vlerësimet e vet Rregullatorit dhe realitetin e sektorit
të energjisë në vend. Në arsyetimin e vendosjes së bllok tarifës në 600 kW, vet ZRRE-ja kishte
deklaruar që në fakt sasia mbi 600 kWh është sasia e energjisë që ka nevojë të importohet dhe e
cila e ngarkon sistemin. Zhvendosja e bllokut në 800 kWh përjashton pothuaj të gjithë
konsumatorët nga incentiva për të kursyer energjinë. Ky vendim ngadalëson procesin e tranzicionit
energjetik duke bërë që investimet në efiçiencë të energjisë dhe në burime të ripërtrishme përmes
paneleve solare të jenë të pafavorshme në një treg ku çmimi i energjisë deri në 800 kWh
subvencionohet.
Ekzistimi i kufirit të bllokut tarifor deri në 600 dhe vendosja e një blloku shtesë mbi 1200 është
arsyetuar mjaft mirë në Analizën dhe komentet që Instituti INDEP ka dorëzuar në ZRRE. Por,
kjo e fundit, ka vendosur që duke dëmtuar hapur pavarësinë dhe profesionalizmin e vet, të
përkrahë opsionin e partisë udhëheqëse, duke rënë në kundërshtim me vetveten, me komentet e
INDEP dhe me komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
I bëjmë thirrje Rregullatorit të pavarur të energjisë që menjëherë të rishikojë këtë vendim dhe të
ofrojë zgjidhje nga prizmi profesional dhe jopolitik. Është koha e fundit që Rregullatori të
shkëputet nga ndikimet politike shumëvjeçare dhe të krijojë një standard të vendimmarrjes
profesionale. Duke hedhur poshtë vendimin e sotëm dhe duke ofruar zgjidhje të balancuar që
tejkalon krizën në njërën anë dhe shtynë Kosovën drejt tranzicionit në anën tjetër, ZRRE ka
shansin të dëshmohet si organ i pavarur dhe profesionist. Vendimi i sotëm dëmton tregun
energjetik, profesionalizmin dhe pavarësinë e Rregullatorit. Vazhdon një avaz të vjetër të nxitjes
së konsumit të mëtutjeshëm, dekurajimit të dekarbonizimit dhe bllokimit të tregut të Kosovës./arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë