INDEP ka publikuar analizën e programeve politike të subjekteve kryesore që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe agjendën e gjelbër. Analiza është bërë në kuadër të programit të INDEP për zhvillim të qëndrueshëm dhe synon të kontribuoj në rritjen e debatit mbi temat e agjendës së gjelbër të cilat synohet të promovohen në agjendën politike të qeverisjes pas zgjedhjeve, transmeton Arbresh.info.
Sipas INDEP, partitë politike kanë dështuar në masë jashtëzakonisht të madhe që të përfshijnë agjendën e gjelbër në prioritetet programore në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Jo vetëm që zhvillimi i qëndrueshëm s’është prioritet, por shumica e subjekteve politike as nuk kanë përmendur elementet kryesore që do të përqonin mesazhin se Kosova është e gatshme të zbatoj përkushtimet e marra në Samitin e Sofjes si dhe agjendën e gjelbër për Ballkanin perëndimor. Instituti INDEP i bënë thirrje partive politike të rishqyrtojnë programet e paraqitura dhe të pozicionohen në mbështetje të dekarbonizimit, tranzicionit energjetik, përmirësimit të kualitetit të ajrit, tokës dhe ujit.
“Kosova ndodhet në pozicion unik sa i takon vendimmarrjes në sektorin e energjisë, klimës dhe mjedisit. Me nënshkrimin e Deklaratës së Samitit të Sofjes, Ballkani perëndimor futet në një epokë të re të zhvillimit të sektorit të energjisë, mjedisit dhe klimës. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për mobilizimin e 9 miliard eurove për vendet e Ballkanit për periudhën 2021-2027 në kuadër të skemës IPA III. Në këtë kuptim, për Kosovën shuma potenciale për absorbim do të jetë mbi 1.5 miliard euro. Kjo do të kërkoj prioritizim të politikave dhe rritje të kapacitetit absorbues. Duke mos i dhënë rëndësinë që e meriton në programet politike, subjektet politike po përçojnë një mesazh tejet negativ sa i takon gatishmërisë që Kosova do të ketë për t’u futur në këto programe përfituese”, thuhet nw shkresen e INDEP.
“Është jashtëzakonisht dëshpëruese të shohësh subjektet politike që nuk kanë asnjë ide rreth problemeve të ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës. Në të njëjtën kohë, programet politike nuk kanë dhënë përgjigje konkrete sa si duhet të promovojmë burimet e ripërtrishme të energjisë, cilat do të jenë masat konkrete që do të zbatohen në lëmin e efiçiencës së energjisë, mbrojtjes dhe ruajtjes së biodiversitetit etj. Madje, çka është skandaloze, një pjesë e subjekteve ende premtojnë investime në qymyr në sektorin e energjisë! Në këtë mënyrë, duke neglizhuar agjendën e gjelbër, subjektet politike po ua pamundësojnë qytetarëve që të kenë të shkruara premtimet e politikanëve në këto fusha dhe të kërkojnë llogari mbi përmbushjen e përkushtimeve të tyre nga Qeveria e ardhshme”.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...