Policia e Kosovës ka arrestuar një grua serbe te ura e Bistricës.
Kjo pasi ajo në mënyrë të paautorizuar e kishte fotografuar postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, shkruan Arbresh.info.
Njësiti policor e kishte ndaluar të dyshuaren, pasi ky veprim ishte e ndaluar me shenjë.
E njëjta është liruar.
“MOSPËRFILLJE E URDHRAVE TË LIGJSHËM Rr. Magjistrale te ura e Bistricës / 24.11.2024 – 13:25. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarën femër kosovare, pasi që e njëjta te ura e Bistricës ka bërë video incizim ku një gjë e tillë është e ndaluar me shenjë, të dyshuarës iu është tërhequr vërejtja por e njëjta nuk ka përfillur urdhrat e policisë. E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, është kontaktuar prokurori dhe gjyqtarja për kundërvajtje, dhe në konsultim me ta pas intervistimit është liruar.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku