Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me incidentin e së dielës, në zonën e komunës Zubin Potok, përkatësisht të fshatit Bube, që nga pranimi fillestar i informacionit ka ndërmarr të gjitha veprimet operative dhe ato preliminare hetimore, me qellim të zbardhjes së rrethanave të incidentit të raportuar.
“Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet në kërkim dhe identifikim të vendit të ngjarjes dhe provave të mundshme materiale. Në zonën malore të fshatit Bube, janë dërguar njësite patrulluese policore të mbështetura nga hetuesit policor dhe Njësia për Reagim të Shpejtë, të cilët kanë kontrolluar zonën dhe kanë biseduar me banorë të asaj zone, me qellim të sigurimit të informatave rreth rastit”, thuhet në sqarimin e policisë.
Gjatë ditës së djeshme, edhe përkundër kërkimeve në terren, policia nuk ka arritur të gjej prova materiale përkatësisht gëzhoja të armës së shkrepur. Dëshmitarët e rastit, përkatësisht ankuesit e këtij rasti, sot gjatë ditës janë intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit gjatë ditës së djeshme nuk kanë dhënë deklarata me pretekst se deklaratat do t’i deponojnë në polici në Prishtinë.
“Sot nga orët e paradites, policia ka siguruar deklaratat e dhjetë (10) ankuesve, ndërsa hetuesit policor së bashku me dëshmitaret dhe njësitë policore mbështetëse do të bëjnë serish shikimin e vendit të ngjarjes me qellim të kërkimit të provave materiale”, thuhet në sqarim.
Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e banorëve të zonës se Zubin Potokut, për zbardhjen e rastit të raportuar. Të gjitha veprimet policore në lidhje me rastin do të koordinohen në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Mitrovicë./arbresh.info/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...