12 minatorë të Trepçës në Stantërg janë lënduar pasi shpërthimit të një cisterne me acid.
Lidhur me këtë ka reaguar menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A, përmes një postimi në Facebook ku kanë thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë pastrimit të gypave me acid sulfurik.
“Sot me datë 17.01.2024, në minierën e Stantërg-ut në ora 12:35 h, në horizontin e XI, ka ndodhur një aksident gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik. Gjatë mirëmbajtjes së gypave ka ndodhur rrjedhje e acidit sulfurik nga bombola, me ç ‘rast janë lënduar 12 punëtorë të minierës së Stantërg-ut”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se ekipet shpëtuese të minierës në krye me Udhëheqësin e Njësisë Biznesore Bahri Karaqa kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Tutje, në njoftim thuhet se gjendja e punëtorëve të lënduar është në përmirësim e sipër
“Nga stafi i mjekëve kompetent u njoftuam se gjendja e punëtorëve të lënduar është në përmirësim e sipër, tetë prej tyre janë me lëndime më të lehta të cilët po marrin trajtimin mjekësor në emergjencë dhe dy prej tyre janë me lëndime më të rënda por të mjekueshme të cilët po marrin trajtimin mjekësor në qendrën e oftalmologjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
“Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A., U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes Trepça Sh.A., Udhëheqësi i Njësisë Biznesore Minierat e Stantërgut me Flotacion Tunel i Parë, shprehin keqardhje për aksidentin e ndodhur në minierë si dhe urojnë shërim të shpejt dhe të plotë për punëtorët e lënduar të minierës”, përfundon njoftimi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...