Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është ngritur kalëlzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Sipas njoftimit, personi me iniciale S.S., dyshohet për “Kërcënim të sigurisë” dhe “Parandalim të zyrtarit në kryerjen e veprimeve zyrtare”.
“I denoncuari S.S. është dërguar në Aerpotin Ndërkombëtar të Shkupit nga ana e Kryetarit të Kuvendit me qëllim të tejkalimit të mosmarrëveshjes e cila ka ndodhur me Kryetaren e Republikës së Kosovës në lidhje me procedurat e sigurimit për kontrollimin e bagazhit dhe pajisjeve elektronike gjatë fluturimit në linjë komerciale. “, thuhet në njoftim.
“Më pas, së bashku me dy nëpunës policorë të tjerë të Departamentit për Siguri të Personave, ai hyri në VIP sallonin dhe duke u futur në dhomat ku nuk kishte autorizim për lëvizje dhe qëndrim, punonjësit e pranishëm të TAV-Shkup, policë të kufirit nga policia kufitare dhe të Departamentit për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, ai filloi të kërcënonte për jetën e tyre, duke kërkuar që të shoqëronte presidentin me automjet deri në avion.”, thuhet tutje.
Kallëzim penal është parashtruar edhe ndaj dy policëve të tjerë.
“DKBHKSP-ja në përputhje me kompetencat dhe autorizimet e tij do të parashtrojë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj nëppunësit policorë S.S. dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës – pezullim deri në përfundimin e procedurës disiplinore, kurse ndaj nëpunësve policorë S.R. dhe N.B. do të parashtrojë Propozim për fillimin e procedurës për shkelje të urdhërit të punës dhe disiplinës për shkak të ekzekutimit të urdhërit të kundërligjshëm, kryerjes së pakujdesshme të detyrave të punës dhe dëmtimin e reputacionit të policisë.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...