Një incident i ndodhur para dy javësh në Kosovë kur forcat ushtarake serbe hynë deri në brendësi të kufirit kosovar në zonën e Karaçevës, por edhe mundësia që influenca ruse të trazojë ujërat në një kohë që synohet dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, kanë shtyrë NATO-n që të ndërmarrë masa emergjente.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë nesër në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ku do t’i bëjë prezent masat e reja të KFOR-it për një periudhë të gjatë kohe.
NATO, në një deklaratë për shtyp në lidhje për takimin e kreut të Aleancës me kryeministrin Hoti, theksoi se “NATO mbështet procesin e normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit dhe është e rëndësishme që kjo të vazhdojë. Kjo është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale. Dialogu konstruktiv është thelbësor për stabilitetin rajonal.
KFOR do të marrë masat e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë gjatë gjithë kohës, për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të OKB që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; dhe ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE…”
Sipas zyrtarëve të NATO-s “Nuk do të ketë perspektivë reale për një të ardhme më të mirë në Ballkan, as për serbët dhe as për shqiptarët, pa respekt të plotë për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e të gjitha komuniteteve…”/expres/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation