Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se autoriteti i aviacionit civil të Kosovës e kishin lënë për 37 minuta në ajër aeroplanin e tij privat.
Pacolli ka kërkuar llogari nga përgjegjësit që sipas tij kanë bërë këtë veprim duke keqpërdorur detyrat zyrtare.
Tutje, kreu i AKR-së ka thënë se askush s’e di arsyen derisa ka dhënë garanci se kishin përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
Postimi i plotë:
Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt;
• Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë.
• Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
• Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim.
Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim.
Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim./Arbresh.info
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec