Inaugurohet Zona Ekonomike në Budrik të Vitisë, Kurti: përveç bizneseve, këtu do të përfitojnë edhe të rinjtë tanë

12:28 | 19 Dhjetor 2023
E.H

Në inaugurimin e Zonës Ekonomike në Budrik të Vitisë, ka marr pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Sipas Kurtit, ky park industrial do të nxisë veprimtarinë punuese dhe do të rrisë bashkëpunimin mes bizneseve, raporton Arbresh.info

Mes tjerash, kryeministri ka premtuar që investime të ngjashme do të ketë edhe viteve në vazhdim

“Këtë fund vit në Budrik po e përmbyllim. Parku industrial i ndërtuar këtu do të jap një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin rajonal. Kjo do të nxis veprimtari përpunuesë me teknologji të fundit dhe do të rris bashkëpunimin në mes bizneseve. Bizneset që do të operojnë këtu gëzojnë qasje më të lehta në transport me të gjitha shërbimet. Përveç bizneseve do të përfitojnë edhe të rinjtë tanë do të kenë mundësi në vendin e tyre. Ky nuk është investimi i fundit, investime te ngjashme do të kemi edhe viteve tjera. Me qeverisjen tonë, qarkullimi ka filluar te rritet. Është dyfishuar edhe numri i të rinjve te punësuar nën moshën 21 vjeçare. Këta 34 muaj qeverisje kemi mbështetur të rinjtë me platformën “Superpuna”, kemi mbështetur bizneset e ndryshme. Jam i bindur që ky park do të jetë një nga mundësit e progresit dhe zhvillimit”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme