Përmes themelimit të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pjesëmarrës në këtë inaugurim, tha se Kosova do të ketë mundësi për të dëshmuar përpara të gjithë botës, përmbushjen e zotimeve të veta në këto fusha.
Pas një viti në detyrë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shënuar progres të dukshëm në të gjitha këto drejtime, tha kreu i Qeverisë, derisa shtoi se në fushën e antikorrupsionit, janë nisur reforma të thella në kornizën ligjore, duke miratuar koncept dokumentin për procesin e vettingut dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Më tej kryeministri Kurti përmendi edhe aksionet e Policisë së Kosovës në vend dhe operacionet e suksesshme të realizuara nga ta, ndërkaq tha se në vitin 2021, Kosova ka përparuar për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës “Transparency International”. Dhe ajo ka zënë vendin e parë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor në Indeksin e Sundimit të Ligjit të “World Justice Project”.
“Qeveria jonë, mes arritjeve të tjera, ka alokuar 500 mijë bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas; ka rritur për 33% pensionet për personat me aftësi të kufizuara; si dhe po promovon pjesëmarrjen sa më të barabartë të grave në sektorin privat, në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike”, u shpreh kryeministri, i cili tha se këto janë vetëm disa nga mënyrat se si po arrijmë të ndërtojmë një shoqëri edhe më të lirë dhe gjithëpërfshirëse se përpara.
Dhe në fushën e mbrojtjes kundër autoritarizmit, Republika e Kosovës u është bashkuar të gjitha sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja ndaj Federatës Ruse dhe oligarkëve rus pas invazionit në Ukrainë.
Kryeministri Kurti garantoi se Qeveria e Kosovës do të jetë me të gjitha mjetet në dispozicion në mbrojtjen e këtyre vlerave, ndërkaq u shpreh se sigurimi i paqes në Ballkan dhe më tej, varet drejtpërsëdrejti nga suksesi i përpjekjeve tona të përbashkëta./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...