Në fshatin Vranidoll të Podujevës është bërë inaugurimi i e Qendrës së Pranimit dhe Regjistrimit për migrantë.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, i cili është shprehur i përkushtuar për ofrimin e kushtëve sa më të mira.
Poashtu në këtë ngjarje ishte edhe shefi i zyrës së BE-së Tomáš Szunyog, Shefen e misionit të IOM Anna Rostocka dhe Koordinatoren për Zhvillim nga zyra e Kombeve të Bashkuara Ulrika
Richardson,.
“Qendra e Pritjes është krijuar në kuadër të projektit “Adresimi i sfidave të COVID-19 në kuadër të reagimit ndaj migrantëve dhe refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar nga IOM dhe UNHCR dhe financuar nga Instrumenti i Fqinjësisë, Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Bashkimit Evropian (NDICI) dhe vlera totale e renovimit është afër 450,000 euro”, ka shkruar Sveçla.
Kjo Qendër është rikonstruksion i ish-ndërtesës ushtarake në Vranidoll dhe do të sigurojë strehim për migrantët e ngecur, të cilët deri më tani kanë përfunduar shpesh duke jetuar në zona të grumbulluara, në rrugë ose në apartamente të mbipopulluara. Poashtu, qendra do të ndihmojë në menaxhimin e flukseve të migrantëve, do të garantojë mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe do i’u ofrojë të gjitha shërbimet dhe informatat e nevojshme atyre.
“Si Ministri e Punëve të Brendshme mbesim të përkushtuar në ofrimin e kushteve të dinjitetshme për migrantët dhe gjej rastin të falënderoj bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë për ndihmën në lehtësimin e arritjes së synimeve tona”, ka thënë ministri./arbresh.info.
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin