Inaugurohet Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

07:14 | 28 Janar 2019
Arbresh.info

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) organizon takimin inaugurues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, si entitet i rëndësishëm, i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm është themeluar me miratimin Ligjit për Efiçiencën e Energjisë, për të arritur objektivat e Republikës së Kosovës në Efiçiencën e Energjisë.

Takimi inaugurues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë do të mbahet sot në ndërtesën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Salla e Konferencave në Katin e 4-të.

Pjesëmarrësve në takim do t’i drejtohen Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Znj. Natalya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme