Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se është bërë inaugurimi i rrugës në Has me gjatësi prej 10 km, e që sipas tij, afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Sapo bëmë inagurimin e rrugës në Has, rrugë kjo e rëndësishme që përshkon gjatësinë prej 10 km, e që njëherit afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë e Kosovës”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.
“Pas marrëveshjes ndërshtetërore për projektin Kërstec-Pakisht-Zapod, sot inaguruam mbarimin e asfaltimit të rrugës, që e lidhë Gjakovën me Krumën e Dobrunën, rrugë kjo jetike dhe me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonës”, tha Aliu./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...