Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë masa për importin e miellit nga Serbia që nga 23 tetori i këtij viti, dhe kjo ka bërë që importi i miellit nga Serbia të ketë rënie për rreth 78 për qind.
Që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi për vendosjen e tarifës prej 0.04 cent për importin e miellit nga Serbia, ka rënë dukshëm importi i miellit nga ky shtet krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan arbresh.info.
Nga 3.8 milionë kilogram sa kishte import të miellit nga Serbia në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ai ka rënë në 800 mijë kilogram, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Duke krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2016, të importit të miellit nga Serbia, shohim se rënia importit te miellit nga Serbia nga 23 tetori, është për 3,033,785.50 KG” thuhet në përgjigjen Stavilecit për arbresh.info.
Kurse në aspektin monetar ka një rënie nga 780 mijë euro në 194 mijë.
Vendimi i Ministrisë së Tregtisë ka ardhur pas një hulumtimi të gjatë dhe ankesës së Shoqatës së Mullisëve kosovarë, pasi Serbia importonte miell nën çmimin e tregut në Kosovë.
Ky vendim i MTI-së, sipas ekspertit të Ekonomisë, Lulzim Beqiri, është i drejtë dhe i mirëseardhur.
“Vendimi i Ministrit Hasani për masën mbajtëse për prodhuesit vendor, ku kompanitë serbe detyrohen të paguajnë një shumë prej 0.04 cent për import të miellit, është i mirëseardhur, siç dihet kompanitë serbe të miellit kanë eksportua në Republikën e Kosovës nën koston e prodhimit çka edhe e kanë dëmtuar tejmase prodhuesin vendor andaj edhe Ministri me të drejt aplikoj këtë masë mbrojtëse.” Tha ai.
Sipas Beqirit, Kosova duhet të aplikojë masa të tilla edhe ndaj produkteve tjera që hyjnë në treg nga Serbia.
“Republika e Kosovës duhet të aplikonte edhe masa të tjera ndaj produkteve që hyjnë në treg nga importi, sidomos te produktet tradicionale vendore, mishi, mielli, patatet, qumështi, etj. Prodhuesi vendor po e përjeton dorën e shtetit, dhe kjo është për t’u përshëndetur, shpresoj se edhe në raste tjera Kosova duhet të reagoj dhe të mbroj prodhuesin vendor, gjithmonë duke sugjeruar edhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve vendore”, ka thënë Beqiri për Arbresh.info.
Portali arbresh,info i ka dërguar pyetje edhe Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë se nga do të behët zëvendësimi i miellit që është importuar deri më tani nga Serbia, por nuk kanë kthyer përgjigje në këtë pyetje.
Zyrtarë nga zyra e informimit në MTI kanë thënë vetëm se ka rënë niveli i importi i miellit që nga marrja e vendimit.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë masë mbrojtëse anti-dumping, me datën 23 tetor 2017, ndaj shtetit serb respektivisht ndaj kompanive serbe, të cilat eksportojnë miellin në Kosovë. Vlen të theksohet se importi i miellit që nga futja e masës mbrojtëse mbetet në nivele shumë të ulëta”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.
Arbresh.info ka siguruar dokumentin përmes së cilit nga 23 tetori kompanitë që importojnë miell nga Serbia do të obligohen të paguajnë tarifë prej 0.04 centë për kilogram të miellit, që i bie 4 euro për 100 kg.
Vendimi i MTI-së: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=15318
/M.Avdimetaj/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...