Prokuroria Themelore e Prishtinës duket se nuk është aspak e interesuar për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit të vdekjes së dyshimtë të Artila Kamerit.
Kjo pasi edhe katër muaj pas vdekjes së saj, anipse ka përfunduar raporti i autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, prokuroria ende nuk e ka pranuar atë.
Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti për Arbresh.info ka bërë të ditur se raporti i autopsisë së Artila Kamerit ka përfunduar, mirëpo ende nuk është tërhequr nga prokuroria.
“Raporti i autopsisë ka përfunduar dhe eshte ne pritje për tu tërhequr nga Prokuroria”, ka thënë shkurt Haliti.
Arbresh.info ka dy ditë që i ka drejtuar pyet Prokurorisë Themelore e Prishtinës lidhur me hetime rreth këtij rasti, mirëpo nuk ka pranuar asnjë përgjigje.
Ndërkohë, për Arbresh.info, mbrojtësi i familjes së Artila Kamerit, avokati, Meshari Selimaj tha se ende nuk është dorëzuar raporti i autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ai pohoi se deri tash nuk është intervistuar askush në rolin e të dyshuarit dhe rasti ende dyshohet si vetëvrasje.
“Rasti konsiderohet ende nën hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtine dhe se nuk ka të pandehur dhe të dëmtuar deri në këtë moment, familja e të ndjerës Artila e ka statusin e ples me interes momentalisht. Që do të thotë që nuk kemi pale te dëmtuar proceduralisht. Pra, sipas Kodit Procedurës Penale për ta pasur “i dëmtuar” rolin pala duhet që të ekzistojë në anën tjetër i “pandehuri”. Meqenëse, ai është dëgjuar si dëshmitar dhe nuk është i pandehur, atëherë nuk mund të konsiderohet familja e Artilës palë e dëmtuar.
Sipas procedurës, ajo parimisht është e dëmtuar, sepse e ka humb vajzën, mirëpo, përderisa nuk ka të pandehur ose të dyshuar, nuk mund të emërohet familja e Artilës palë e dëmtuar, por pale me interes në zbardhjen e rastit të vajzës tyre”, thotë avokati Selimaj.
Sa i përket të dashurit të Artilës që në ditën kritike ishte prezent në vendngjarje, avokati thotë se ai është intervistuar vetëm si dëshmitar dhe ende vazhdon të ketë këtë status.
Ndërkohë, sipas tij, përveç Begollit, lidhur me këtë rast janë intervistuar edhe miqtë e Artilës dhe të dashurit të saj, raporton Arbresh.info.
Ndryshe, rreth orës 3:23 të mëngjesit të 28 dhjetorit të vitit 2023, pas një konflikti verbal me të dashurin e saj, dyshohet se Artila Kameri ka rënë nga ballkoni e katit të dytë të një hoteli, duke përfunduar me fatalitet.
E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë./Arbresh.info/ Ejona Hyseni/
LEXO EDHE
Katër muaj nga vdekja e mistershme e Artila Kamerit, ende s’ka raport të autopsisë
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...