Instituti i Mjekësisë Ligjore është përfshirë nga një zjarr i vogël në orët e para të së dielës.
IML ka dalë me një reagim dhe ka bërë të ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit.
Shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërën nga pajisjet në korridor.
“Sot më 30.06.2024 rreth orës 02:00 të mëngjesit, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikesit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ekspertët e zjarrit dhe elektroteknikës. Sipas vlerësimeve preliminare shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, mirëpo mendimi përfundimtar do të jepet pas ekspertizës finale e cila do t’i dorëzohet Prokurorisë. Dëmi material është i vogël”, theksohet në njoftim.
IML ka thënë se objekti do të rinovohet dhe pritet të kushtojë rreth 900 mijë euro.
“Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se IML pritet t’i nënshtrohet procesit të renovimit i cili projekt ka kosto rreth 900,000 euro dhe do të fillojë sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, të cilat gjenden në fazën e ofertimit të operatorëve ekonomik e që parashihet të përmbyllet me 2 korrik. Renovimi do të përfshijë instalimin e sistemit kundër zjarrit, zëvendësimin dhe riparimin e instalimit elektrik, ventilimin dhe klimatizimin e ri, si dhe ridizajnimin e hapësirave të punës.”
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...