Hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu, ka folur për situatën politike në vend dhe pozitën e hoxhallarëve në këtë mes.
Në emisionin “Personale”, hoxhë Ekremi thotë se zhvillimet politike pas rënies se qeverisë kanë ngjallur frikë mos po sjellin zhvillime tjera më të pakëndshme se ato që kanë ndodhur.
Ai thotë se është i zhgënjyer nga klasa politike pasi fërkimet e partive po ndikojnë në polarizimin e shoqërisë.
“Njerëzit po armiqësohen si pasojë e përplasjeve që politikanët bëjnë në mes veti”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pyetur se a lejohet që hoxhallarët të bëjnë parashikime se cila parti do të fitojë në Kosovë, Avdiu ka thënë se një gjë e tillë nuk është e pëlqyeshme.
“Hoxhallarët janë pjesë e kësaj shoqërie dhe kanë drejtë të kenë mendim politik. Kanë drejtë madje edhe të anojnë politikisht. Mirëpo etika e hoxhës pasi atë e dëgjojnë shumë njerëz nuk e pëlqen një gjë të tillë. Po shprehem më butë për të mos thënë etika nuk e lejon që hoxha të jetë shumë i politizuar”.
Ditë më parë hoxhë Shefqet Krasniqi kishte deklaruar se “Vetëvendosje do të fitojë përsëri në zgjedhje nëse partitë tjera i gënjejnë përsëri elektoratin”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...