Imami nga Mitrovica, Fatmir Latifi, përmes një shkrimi në facebook njoftoi se është infektuar me Covid-19.
Si pasojë e kësaj, imami bëri me dije se do jetë në vetizolim gjajtë dy javëve të ardhshme, shkruan Gazeta Express.
Hoxha Fatmir Latifi njihet edhe për deklaratën që bëri para pak kohësh në lidhje me virusin Corona, duke u shprehur se “Koronavirusi është dënim nga Zoti, sepse nuk po lejoni që gratë myslimane t’i vendosin ferexhet”.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Të dashurit e mi!
Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Desha t’iu njoftoj që prej sot unë vllau i juaj mulla Fatmiri do të hy në vetizolim (edhepse prej te shtunes nuk kam dal fare Xhami) sepse prej të hanes jam me ca simptoma te gripit sezonal por pas konsultave mjeksore sot e bera testin edhe rezultova POZITIV e po me duhet me hy vetizolim 2 javorë subhanaAllah por keshtu Zoti e paska shkruar edhe me kete sprovën e corones covidi-19 me u ballafaqu edhe shum komod këtë caktimin e Zotit jam t’u e kalu InshaAllah hajr e n’a sheroft i Madhi Zot e me të mirat e Tij e prej gjynaheve n’a n’a pastroft-amin!
Me shumë dashamirësi&miqësi i’u pershendes juve të gjithëve vëllazër dhe motra inshaAllah i’u ruan Zoti dhe dijeni se sa te jetë jeta me njerëz duhet mos me u dorëzu duke besu e me punu per kete popull natë e ditë hallalli perpara ka me na qu edhe me u deklaru gjithëandej, gjithësesi madje duke u krenu për identitetin tonë fetaro-kombëtar:
la ilah il-la Allah Muhamedun Resulullah
Me respekt
Mulla Fatmiri,
Shipol Mitrovicë!
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...