Mbulimi i një pjese të shtatores së heroit kombëtar Skënderbeu në sheshin që mban emrin e tij në kryeqytetin e Tiranës, me rastin e faljes së Namazit të Kurban Bajramit, ka ngjallur reagime të shumta.
Para shtatores së Skënderbeut ishte vendosur një ekran gjigant duke mos u parë fare shtatorja e tij. Kjo gjë ka bërë që komunitetin Mysliman në Shqipërisë të akuzohet për këtë veprim. Në Shqipëri ende nuk është sqaruar përse ka ndodhur ky veprim.
Bekim Jashari, kryeimami në komunën e Podujevës, ka sqaruar për Insajderin një veprim të tillë.
Ai ka thënë se falja e namazit para një shtatoreje është e ndaluar në shtëpitë dhe në xhami, por ai thotë se për në shesh nuk ka një përgjigje definitive.
“Nuk kam shumë njohuri por po të ishte brenda në shtëpi, jo apo në xhami, do të ishte përgjigja e gatshme. Por kemi të bëjmë me shesh po qe se figura busti qëndron para xhematit atëherë nuk ka pas nevojë të falën namazi në shesh fare kanë mundur të falet në sheshin e Tiranës te rektorati ky është mendimi. Po në aspektin profesional mu më duhet me lexuar edhe një herë sepse nuk e kam të qartë përgjigjen sepse dua të jem më i saktë”, ka thënë Jashari.
Ai më tej ka thënë se nëse ka pasur dilema për këtë çështje për t’u falur në shesh ka qenë më mirë të mos e falin në këtë shesh por të falet në sheshin tjetër afër rektoratit.
“Ne kemi të bëjmë me shesh po që nëse ka ekzistuar kjo dilemë nuk kish pas nevojë me u fal në shesh fare në veçanti Kosova por edhe në Podujeva nuk i bëjmë në shesh sepse nuk kemi nevojë të krijojmë diçka të re dhe të ngritët debate”, ka thënë Jashari
Jashari më tej ka thënë se kjo temë për heroin kombëtar Skënderbeu është dashur të mos bëhet ky debat sepse sipas tij po shkon në favor të grupeve që synojnë ekstremizmin.
“Mu nuk mu është dukur që është mbuluar në mënyra klasike, por ajo që duhet të them se Skënderbeu është heroi ynë kombëtarë por mendoj nuk është mirë të bëhet debat kjo çështje sepse po shkon në favor grupeve që synojnë ekstremizmin”, ka deklaruar Jashari.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...