Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu sot para faljes së namazit të xhumasë ka mbajtur ligjërata për zgjedhjet në Kosovë.
Ai ka kërkuar që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për të ardhmen e tyre, shkruan arbresh.info.
“Dikush po thotë vota nuk është asgjë, zgjedhjet janë haram e ti po ja lënë ardhmërinë tënde dikujt tjetër nga injoranca dhe modestia jote. Allahu ka thonë ‘mundohu që ta ndërtues jetën tënde për jetën e ardhshme të ahiretit por mos e harro hisen tënde të kësaj dynjaje. Veprat janë ato të cilat neve na bëjnë besimtar mysliman, neve na bëjnë përmirësues të shoqërisë, na bëjnë nga ajo që Allahu nuk do të na harroj ditën e gjykimin”, ka thënë ai.
Imami gjithashtu ka kërkuar të mos votohen ata që janë pjesë e korrupsionit e degradimit.
“Zgjedhe të mirin e fetarin, kur të vie një komandat në shpi i palojmë pendlat menjëherë. Çdo respekt dhe e largojmë kapelën për luftën deh çdo gjë por jo për korrupsionin, imponimet e degradimin e shoqërisë, shamisë, xhamisë e besimit tonë. Andaj vota jote është e shenjtë dhe ti je i shenjt si votues”, ka thënë ai.
Ndryshe me fillimin e fushatës për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë Bashkësi Islame e Kosovës ka dërguar gjithashtu mesazh.
Myfti i Republikës së Kosovës, Naim Terrnava ka thënë se institucioni që ai drejton duhet të ruaj paanshmërinë politike sepse të gjitha partitë i përkasin atyre sikurse BIK që u përket të gjithëve.
Tërrnava ka uruar gjithashtu për fushatë të qetë.
“Si Myfti i Republikës dhe si udhëheqës i njërit prej institucioneve tona më të mëdha fetare dhe jo vetëm, kërkoj nga të gjitha ju që gjatë fushatës të tregoni kulturë dhe sjellje të lartë. Pavarësisht dallimeve politike, gjërat tjera na bashkojnë, dhe pas datës 6 tetor, prapë bashkë duhet t’i kryejmë punët. Ne, si institucion fetar, do të ruajmë paanshmërinë politike, sepse ju të gjithë na përkisni neve dhe ne iu përkasim juve të gjithëve. Ndaj, ne emër të Kryesisë së BIRK dhe në emrin tim personal, ju dëshiroj fushatë të ndershme, të qetë dhe pa problem”, ka thënë ai.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen këtë të diele më 6 tetor./arbresh.info/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...