Ndërprerja e energjis elektrike është duke krijuar problem edhe tek xhamitë.
Kjo, sepse nga ndalja e rrymës po iu dështojnë ligjërimet në xhami.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, imami Labinot Maliqi, nga Xhamia e Lagjes së Spitalit, ka kërkuar nga KEDS që ta ndryshojë orarin e reduktimeve gjatë kohës së lutjeve.
“Kërkoj nga KEDS-i dhe ZRRE, që ta ndryshojnë orarin e reduktimeve veçmas në ditën e premte, dhe t’i kenë në konsideratë besimtarët mysliman të cilët e falin namazin e xhumasë. Në mënyrë që gjatë kohës së lutjeve të ketë rrymë në të gjitha xhamitë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Maliqi.
Ai shtoi se kjo kërkesë është e realizueshme nga KEDS-i dhe ZRRE-ja.
“Kjo që po kërkoj është e mundur të bëhet nga ana e KEDS-it dhe ZRRE-së. Andaj, që të mos gjykojmë se po e ndalin qëllimisht për të na i bërë të dështojnë lutjet e ligjëratat tona, kërkoj që në të ardhmen të mos përsëritet ndërprerja e energjisë elektrike në kohën e xhumasë, siç ndodhi sot”, shkroi Maliqi.
Ndryshe, lidhur më gjendjen e krijuar në sistemin energjetik, Komiteti teknik emergjent, pas dy takimesh gjatë së mërkurës, i ka rekomanduar KEK-ut që të sigurojë energjinë e nevojshme për t`i evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik.
Sipas tyre, kjo masë rekomandohet me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim me rrymë, që do të zgjasë deri më 25 gusht.
Ndërkaq, qytetarët në anën tjetër kanë paralajmëruar edhe protestë kundër reduktimeve dhe shtrenjtimit të rrymës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...