Imam Labinot Maliqi është mirëpritur nga Ambasadori Britanik, Nicholas Abbott, në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe ka shkruar në librin e zisë me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth ll.
“Sot, isha i nderuar të mirëpritem nga Ambasadori Britanik, Shkëlqesia e tij, Nicholas Abbott, si dhe nënshkrova Librin e Zisë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, duke shprehur ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta e Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II, mbretërimi i së cilës ishte i rëndësishëm dhe historik. Ajo ishte një ikonë e stabilitetit dhe një fener morali në shërbim të popullit të saj, e cila mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e Kombit Britanik për më shumë se 70 vjet”, tha Maliqi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maliqi i uroj edhe Mbretit Charles lll marrjen e detyrës.
“Shëndet e bekime për Mbretin Charles III, i cili është një mik i popullit të Kosovës dhe një mbështetës i madh i bashkëjetesës ndërfetare, për popullin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe për njerëzit e Komonuelthit”, ka shkruar Imam Maliqi./arbresh.info/
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...
Kurti dhe Nagavci takuan studentët përfitues të bursave nga ...