Të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë e në botë, të shtunën kanë festuar Kurban Bajramin.
Imam i xhamisë “Bredri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, kësaj radhe namazin e Kurban Bajramit e ka falur në Kampin amerikan “Bondsteel”.
Imam Maliqi po ashtu ka pranuar çertifikatë vlerësimi nga Trupat Detare të Marinës së SHBA-së.
Kjo çertifikatë, i është dhënë, siç ka thënë Maliqi, për mbështetjen fetare të vazhdueshme në këtë kamp.
“Sot, isha i nderuar për të falur namazin e Bajramit të Kurbanit në Kampin Amerikan Bondsteel, të drekoj, dhe po ashtu në këtë ditë festive të pranoj edhe një Certifikatë Vlerësimi shumë të çmuar nga Trupat Detare të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shërbimin dhe mbështetjen fetare që vazhdoj të jap në Kampin Liya/Bondsteel. Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues’’, ka shkruar Maliqi në Facebook/arbresh.info/
Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun objekti...
Çfarë përmban zarfi i zi? Këtë e diskutojnë Gresa dhe Vullne...
Vullneti dhe Gresa i komentojnë veprimet e Gjestit
BE zgjati mandatin e misionit të trajnimit ushtarak në Ukrai...
Parashikimi i motit për vikend në Kosovë
Haradinaj takon kryetarin e “Vatrës”, kërkon ndihmë për inte...