Ish-sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është liruar nga të gjitha akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Besnik Berisha përmes një psotimi në Facebook.
Lirimin e Tolajt nga të gjitha akuzat, Berisha e ka cilësuar si lajm të mirë dhe të merituar për Toljan dhe familjen e tij, por lajm i keq për nivelin e Prokurorisë.
Ilir Tolaj, akuzohej nga prokuroria Speciale e Kosovës për 12 pika të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimeve, një pikë për dhënie të ryshfetit, një për shmangie nga tatimi si dhe për pengim i të provuarit.
Postimi i plotë i Berishës:
Lajm i mire dhe i merituar për z. Ilir TOLAJ dhe familjen e tij, lajm i keq për nivelin e Prokurorisë:
LIROHET nga te gjitha pikat e aktakuzës ish Sekretari i Ministrisë se Shëndetësisë, Prof. Dr. Ilir TOLAJ.
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...