Ilir Meta tregon se a është pro apo kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

09:18 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me debatin e madh për ndryshimin apo jo të kufijve të Kosovës.

Gjatë një interviste për “Albanian Daily News”, ka thënë qartë se “Shqipëria ka qenë e mbetet mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE e mbështetur nga SHBA” duke theksuar se “rëndësi të veçantë ka respektimi i parimeve bazë të sanksionuar në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE për sigurinë në Europë, veçanërisht parimi i mosndryshimit të kufijve.”

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është një realitet i njohur dhe i pranuar nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB,” tha shtuar Meta.

“Mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës.

Procesin e integrimit të rajonit në BE e shoh drejt bërjes të parëndësishëm të kufijvedhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme