Google ADS

Ilir Meta pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Thaçi (VIDEO)

11:08 | 11 Tetor 2017
arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë shtetërore në Kosovë si President, shkruan arbresh.info.

Presidenti Meta do të zhvillojë takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi, më pas do të kryesojë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive zyrtare, ndërsa do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj, me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli.

Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit “Adem Jashari” në Prekaz-Skënderaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme